Pages

Showing posts with label Info. Show all posts
Showing posts with label Info. Show all posts

January 9, 2011

Do te mbyllet Facebook ne 15 Mars?!



"Facebook-u ka dale nga kontrolli" eshte shprehur Zuckerberg ne nje konference shtypi jashte zyres se tij ne Palo Alto, "dhe stresi per te menaxhuar kete kompani po me shkateron jeten. Duhet ti jap nje fund gjithe kesaj te keqe.
"Pas 15 Marsit faqja nuk do te jete me e aksesueshme. Prandaj nese doni te shikoni fotot tuaja perseri mire do ishte ti kopjonit ne kompjuterin tuaj" u shpreh Avrat Humarthi, Zevendes President i Ceshtjeve Teknike ne Facebook, po sipas weeklyworldnwes.com.
Po sikur kjo te jete e vertete! Cfare do te ndodhe ne 16 Mars, dita e pare pa Facebook? A e jeni te pregatitur per nje jete pa Facebook?  Shprehni opinionet tuaja duke komentuar me poshte.

December 27, 2010

Facebook bëhet faqja e tretë më e madhe në botë

Facebook tani është faqja e tretë më e madhe në botë, duke zënë kaluar kështu faqen Yahoo, sipas comScore. Facebook arriti 648 milionë vizitorë unikë nga mbarë globi në nëntor 2010, duke e lënë pas faqen Yahoo me 630 milionë të tillë. Faqet që tani janë përpara faqes Facebook janë Microsoft (869 milionë vizitorë nga e tërë bota) dhe Google (970 milionë vizitorë) kur shikohet aspketi i përgjithshëm.

Ky sukses ka kërkuar një kohë të gjatë për t’u arritur. Facebook tani është bërë web-faqja e tretë më e madhe në botë, rreth 18 muaj më parë, dhe shpejt kaloi Yahoo-në sa i përket shikimeve në faqe. Sot, Facebook ka shënuar afër një çerek të të gjitha reklamave pamore në Shtetet e Bashkuara, që është dyfish më shumë se Yahoo.
Facebook gjithashtu së fundi ka kaluar Yahoo-në për t’u bërë faqja e dytë më e madhe në Shtetet e Bashkuara për video materiale dhe është gjithashtu burimi i dytë më i madh për trafik (pas Google) në krahasim me faqet e tjera me përmbajtje të video materialeve. Jo çuditërisht udhëheqësi qendror ekzekutiv i Yahoo, Caro Bartz, e sheh Facebook-un si garuesin e saj më të madh dhe jo Google-in.